MIRAKAJ Sokol Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike (1991-2002) Lindi më 13 gusht të vitit 1943. U internua familjarisht për motive politike, më 17 korrik 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Gjimnazi e kreu në Lushnjë, më 1963. Nga internimi u lirua m 4 korrik 1989. Pas shembjes të komunizmit, në vitin 1991 u emërua Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2002.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]