Mishloah manot ish lerehu

Mishloah manot ish lerehu
(hebraisht)

Tekstualisht: “dërgimi i ushqimit të afërmit tënd” emërtim për dhurata të cilat dërgohen në Purim. Është obligim për secilin që në Purim t’ia dërgojë së paku një miku dy pjata me ushqim. Si për shembull: tortë dhe verë, djathë dhe bukë, suxhuk dhe raki e të ngjashme. Ky urdhër mbështetet në vargun 9:22 të Librit mbi Esterin: “…. që ato ditë të festoni duke dërguar ushqime njëri- tjetrit si dhe të varfërve dhurata”. Edhe ai që mbahet nga ndihmat nuk përjashtohet nga obligimi i këtij urdhri.

Besimi — Judaik

[cite]