Mishna
(hebraisht)
Tekstualisht: ajo që vazhdimisht përsëritet, mësim përmendësh, termi kryesisht ka të bëjë me një përmbledhje rregullash dhe udhëzimeve të hartuara në fund të shekullit të dytë të erës së re, nga ana e Rabinit Jude (h)a-Nasije, përfaqësues i atëhershëm i San(h)adrines, që paraqet përpjekjen e parë të kodifikimit të mësimit gojor të Tevratit. Termi “mishna” do të thotë përmbledhje e tërësishme, kështu që secili rregull i veçantë si njësi më e vogël e përmbledhjes. Gjuha hebraike nuk njeh shkronja të mëdha dhe të vogla, por në gjuhët evropiane ekzistimi i shkronjave të mëdha dhe të vogla shfrytëzohet për eliminimin e këtyre dyshimeve para shfrytëzimit të këtij termi. Kur fjala “Mishna” shkruhet me shkronja të mëdha në fillim, atëherë ajo ka të bëjë me përmbledhjen e rregullave si tërësi, kurse kur shkruhet me shkronja të vogla në fillim, ka të bëjë me rregullat individuale.