(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Mjek. Lindi në Durrës, në vitin 1923. Studimet e larta për mjeksi i kreu në Vjenë. Me vendim nr. 56, datë 25 qershor 1950, u deklarua fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe u dënua me 7 vjet burg. Më 1954, pas ndërtimit të spitalit në Durrës, punoi si mjek dhe zëvendës drejtor i këtij spitali. U arrestua më 1970 dhe u dënua me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. U lirua në vitin 1978. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 50.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]