(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1896, në Plovdiv të Bullgarisë. Studioi në Robert College dhe u diplomua për kontabilitet-fi nancë në Universitetin e Sofj es. Punoi në një bankë në Bullgari. Më 1923, shkroi librin «Konstitucionalizmi», një kontribut i tij për ngritjen e shtetit ligjor në Shqipëri (ribotuar më 1997). Me kthimin e familjes në Shqipëri, punoi mësues në Shkollën Tregtare të Korçës. Më 1940, emigroi në Itali. Pas luft ës, iu përgjigj thirrjes së regjimit komunist për emigrantët, që të ktheheshin për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Më 1946, ditën që do të niste punë si përkthyes tekstesh në ministrinë e Arsimit, u arrestua. Me vendim nr. 647, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «agjent informator të S. I. M. I. T., dhe ka bashkëpunuar me fashizmin duke spiunuar persona të frontit Nacionalçlirimtar», dhe u dënua me 10 vjet privim lirie, konfi skimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit. Në gjyq tha: «Si mund t’iu kem shërbyer italianëve, kur unë që nga viti 1940 e deri tani (1946) nuk kam qenë në atdhe? Jepmëni faktet dhe më dënoni me vdekje.» Gjykatësi ia ktheu: «Thuaj faleminderit, o i pandehur, që nuk kemi fakte, se, po të kishim, me vdekje do të kishim dënuar.» Nga burgu u lirua i paralizuar. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 220-221; Nikolla Mole, Konstitucionalizimi, Sh. B. “Luarasi”, 1997, f. 9-15.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit