MOLLA Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Verdove, në vitin 1909. U arrestua më 13 korrik 1964, dhe me vendim nr. 42, datë 1 tetor 1962, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 18 mars të vitit 1969. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 327-328.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]