MOLLA Xhevit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 prill të vitit 1916, në Therepel. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7 datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes të personit në burg pa qenë i dënuar, dhe të pushkatuarve pa gjyq, kur mungojnë dokumentet, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në vitin 1946. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 225-226.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]