MORAVA Jorgji
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Korçë. Me vendim nr. 277, datë 14 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se «është i organizuar në grup kundër pushtetit dhe ka tentuiar të arratiset në Itali me peshkarexhën e Marinës Ushtarake» dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 141-142.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]