(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Drenovë të Korçës, në vitin 1939. U arrestua më 8 maj 1960, dhe me vendim nr. 130, datë 10 tetor 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë (dënim i kombinuar). U lirua më 9 tetor të vitit 1967. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 128-129.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]