(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1890, në Gjinaj të Kukësit. Me vendim nr. 119, datë 3 gusht 1950, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor për fajin e «mosdorëzimit dhe të sabotimit në lidhje me grumbullimin» dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe konfiskimin e 50 dhive, 30 dhenëve, 2 lopëve dhe 1 mushke, duke lënë të lirë pjesën e pasurisë të sekuestrueshme me vendim nr. 3, datë 13 mars 1950 të kësaj gjykate. Vuajtja e dënimit ka filluar më 18 gusht të vitit 1950. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]