Mrekulli

nga fjala latine “miarculum – miarkulum – Diçka e pabesueshme, që s’mund të ndodhë në të vërtetë e që nuk shpjegohet me ligjet e natyrës, por kryhet gjoja nga forca e mbinatyrshme, çudi (sipas fesë e besëtytnive)” kështu thotë Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, (fq.1176-1177). Vepër mbinatyrore, e cila i përshkruhet fuqisë së Zotit; ajo për kishën nuk është vetëm ndodhi mbinatyrore, por edhe shenjë e Zotit. Bibla përmban një varg mrekullish të panumërta që shtrihen gjatë tërë historisë së rruzullimit, qysh prej krijimit, kur s’kishte kurrgjë dhe Zoti urdhëronte: Le të bëhet drita! Le të bëhet kupa qiellore! Le të qesë toka bar të gjelbër etj. (Zan 1,3).

Besimi — Katolik

[cite]