MUÇAJ Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Peshtan të Fierit. Me vendim nr. 59, datë 6 korrik 1948, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe reformave» dhe e dënoi me 1 vit burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 55-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]