MUÇO Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dhërmi, më 15 nëntor 1876. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjeor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Dhërmiu në Kamëz të Tiranës, prej datës 28 prill 1949 deri në dhjetor të vitit 1952. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 231-232.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]