MUÇO Pëllumb
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 28 dhjetor të vitit 1936, në Pogradec. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Pogradecit në Krujë, prej datës 15 qershor të vitit 1945 deri më 20 tetor të vitit 1948. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 129-130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]