MUÇA Limon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Peshkopi, në vitin 1900. Me vendim nr. 385, datë 23 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në luftime kundër partizanëve» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 53-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]