MUÇO Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 22 tetor të vitit 1925, në Çezmë të Pogradecit. Me vendim nr. 137, datë 23 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të nenit 51, të ligjit nr. 382 datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 168-169.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]