MUÇODEMAJ Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Luftinjë të Tepelenës, më 13 maj 1890. Me vendim nr. 356, datë 25 tetor 1993, Gjykata e Rrethit të Tepelenë vendosi njohjen e faktit juridik të vuajtjes së dënimit të Mehmet Muçodemajt mbi bazën e vendimit nr. 77, datë 6 korrik 1949 të Gjykatës së Lartë, që e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup të organizuar antipushtet» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet nga data 10 tetor 1948. U lirua me 19 tetor 1951. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 28-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]