Muhamed
(arabisht)

Emër mashkulli. Emri i të dërguari i fundit të Allahut, nëpërmjet të të cilit njerëzimit i është shpallur Kur’ani i madhërishëm. Babai i tij, Abdullahu, vdiq ende pa lindur Muhamedi a.s. Nëna Eminja vdiq kur ky ishte në moshën gjashtëvjeçare. Edukimin e tij e vazhdoi gjyshi Abdul Muttalibi, kurse pas vdekjes së tij, edukimin dhe kujdesin ndaj tij e vazhdoi axha i tij, Ebu Talibi. Një kohë punoi si bari dhe tregtar, kurse në moshën 25-vjeçare u martua me Hatixhen që ishte e ve. Shpallja e parë i erdhi kur ai ishte në moshën 40-vjeçare. U lind në vitin 571, kurse vdiq në vitin në vitin 632, në moshën 63-vjeçare.

Besimi — Mysliman

[cite]