(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Këlcyrë. U arrestua më 23 shtator 1947. Me vendim nr. 245, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtore «se ka marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit dhe ka bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së saj dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 149-150.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]