MUHAMETI Liri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Karaj, më 13 maj 1935. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga fshati Bilisht në fshatin Sukë të Përmetit, prej datës 26 shkurt 1962 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 39-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]