MUHO Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Delvinë, në vitin 1944. Me vendim nr. 58, datë 22 qershor 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U amnistua me dekret nr. 360, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. U arrestua sëish dy vjet më vonë, dhe me vendim nr. 63, datë 17 nëntor 1964, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 237-238.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]