(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Jugosllavi, më 26 gusht të viti 1935. Me vendim nr. 42, datë 18 maj 1974, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «spiunazh», «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe për «përhapjen e informatave që përbëjnë sekret shtetëror» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendim nr. 374, datë 18 qershor 1974, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit, duke e kthyer atë nga dënim me vdekje në 25 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 445.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]