MUKA Njazi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalës të Sarandës, në vitin 1937. Me vendim nr. 41, datë 11 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 27, shtator 1965, iu fal një vit nga dënimi. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 51-52.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]