(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Korçë. Me vendim nr. 18, datë 21 shkurt 1953, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe «moskallëzim krimi» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 31 tetor të vitit 1964. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 116-117.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]