MUKA Zija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1912. Në zbatim të ligjit nr.7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni, në mbledhjen e datës 30 maj 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për ish të dënuarin Zija Muka nga data 26 mars 1945 deri më 12 shtator 1951. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]