MULLA Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1921, në Devoll. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shtator 1991, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Fier, prej datës 21 prill 1951 deri më 30 shtator të vitit 1991 (nga këto 13 vjet qenë internim). F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 111-112.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]