(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1908. Me vendim nr. 93, datë 20 korrik 1961, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut, duke bërë pjesë në një organizatë armiqësore», «pjesëmarrje në bandat e armatosura» dhe «e agjitacionit e propagandë» me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e dekoratave të kujtimit, trimërisë dhe çlirimit dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 292-293.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]