MULLAI Nazmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Bilisht. Me vendim nr. 290, datë 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «strehimin dhe furnizimin e kriminelëve të luftës» dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 20 qershor 1947. U arrestua sërish më 1951, dhe me vendim nr. 49, datë 12 prill 1951, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për« faje kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 7 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. Më vonë, Gjykata e Lartë ia ktheu dënimin në 3 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 92-93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]