MULLAJ Bashkim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 prill 1937. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethin e Tepelenës, prej vitit 1951 deri më 30 shtator të vitit 1991 (nga këto 5 vjet qenë internim). F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 66-67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]