MULLAJ Frederik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 maj 1939, në Korçë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga Bilishti në rrethin e Fierit, prej datës 9 korrik të vitit 1951 deri më 21 korrik të vitit 1964. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 86-87.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]