(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1903, në Gostivisht të Kolonjës. Me vendim nr. 264, datë 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar, duke i shërbyer okupatorit dhe duke qenë kundër luftës Nacional-Çlirimtare, me pjesëmarrje në operacione, për sabotime në mënyra të ndryshme» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 51-52.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]