MURATAJ Hilmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, në vitin 1907. Me vendim nr. 180, datë 25 tetor 1945, Gjyjkata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 182, datë 21 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirkastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «moskallëzim të krimeve kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 183-184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]