MURATI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 31 dhjetor 1930, në Fier. Me vendim nr. 365, datë 24 nëntor 1953, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 4 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 107-108.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]