(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shënepremte, në vitin 1925. U arrestua më 26 gusht 1977. Me vendim nr. 171, datë 28 dhjetor 1977, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit socialist në Shqipëri dhe në favor të shteteve imperialiste dhe social-imperialiste» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U lirua më 15 nëntor të vitit 1982 me amnisti. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 151-152, 153-154.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]