MURTAJË
(Term mjekësor)

1. Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj. dhe sjell vdekjen.
2. Sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme, që prek disa shpendë e kafshë, sidomos pulat, pëllumbat, derrat, bletët e larvat e tyre dhe që zakonisht shkakton ngordhjen e tyre; kolera e bletëve.

Portali — Mjekësia

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "MURTAJË," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/murtaj%c3%ab.