MUSABELLIU Pajtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Skrapar, në vitin 1913. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 22 janar 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Skraparit, prej vitit 1967 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 87-88.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]