MUSAI Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në më 31 janar 1913. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 5 janar 1993 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 20 tetor 1943. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 38-39.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]