MUSAI Shenderie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 maj 1914, në Gramsh. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së internimit dhe dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Korça në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1951 deri më 1956 dhe prej 1956 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/2, F. 5-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]