MUSAJ Dalip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Kishtë, Gramsh. Me vendim nr. 195, datë 17 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në Ballin Kombëtar» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]