MUSAJ Nasime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Turbull, Elbasan. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Dragoti (Elbasan) në Turbull (Elbasan), prej vitit 1949 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 85-86.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]