(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Kute të Mallakastrës. Me vendim nr. 264, datë 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor duke sabotuar në ushtri» dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe heqjen e gradës së Nënoficerit. U fal më 27 prill të vitit 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 57-58.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]