MUSTAFARAJ Lutfie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Vlorës në Hoxharë të Fierit, prej 7 korrikut të vitit 1967 deri më 10 qershor 1970, nga të cilat 3 vjet qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 141-142.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]