MUSTAFARAJ Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Golëm të Gjirokastrës, në vitin 1901. Me vendim nr. 5, datë 16 mars 1945, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike. U ekzekutua më 29 mars të vitit 1945. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 278-279.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]