MUXHAJ Sami
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1924, në Kalas të Delvinës. Me vendim nr. 14, datë 25 gusht 1945, Gjykata Ushtarke e Delvinës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe 10 vjet punë të detyruar. Me amnistinë e datës 28 nëntor 1945, dënimi iu zbrit në 10 vjet. Me Dekret nr. 91, datë 27 prill 1949 të P. K. P.-së, dënimi iu ul në 6 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 22, 163, 310-311.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]