MUZHAQI Daut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 maj të vitit 1925, në Vilan të Librazhdit. U internua për motive politike. Me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Librazhd në rrethin Tepelenë, prej 4 maj 1949 deri më 29 nëntor 1953. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, F. 80-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]