MUZHAQI Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Elbasan. Me vendim n.50, 6 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor si «anëtar të Organizatës së Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]