(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1888, në Polis të Librazhdit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Librazhdit në rrethin e Tepelenës, prej datës 5 maj 1946 deri më 29 nëntor të vitit 1953. F. 5, Viti 2016, D. 100, f. 29-30.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]