MUZIKË
(Term – muzikor)

• Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë të tillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë harmoni. tërësia e veprave të këtij arti ose një vepër e tillë; melodia e një vepre të tillë; krijimtaria muzikore e një kompozitori; mënyra e veçantë e krijimtarisë së tij muzikore.
• Pjesa e melodisë së një vepre muzikore, e cila luhet me vegla në dallim nga pjesa që këndohet me zë.
• Vegël muzikore e vogël, me disa fletëza të metalta në dy anët e një pllake dhe me një a dy radhë vrimash për to, së cilës i bien duke i fryrë me gojë.

Portali — Muzika

[cite]