MUZINA Gaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Muzinë të Sarandës, në vitin 1900. Me vendim nr. 242, datë 17 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka «marrë pjesë në një grup kundër pushtetit popullor» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 40-41.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]