MYDINI Qani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Taç të Kolonjës, në vitin 1936. U arrestua më 26 maj 1974, dhe me vendim nr. 19, datë 3 shtator 1974, Gjykata e Rrethit të Kolonjëse e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagndë» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet kohë. U lirua më 29 janar të vitit 1982 me plotësim kohe. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 18- 19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]